Një incident i rëndë ka ndodhur në resortin e skive Mammoth Mountain në California, ku një vajzë 12-vjeçare ka rënë nga një teleferik nga një lartësi rreth 8–9 metra. Momentet dramatike janë filmuar dhe më pas janë shpërndarë në platformën TikTok, duke ngjallur shqetësim të madh te publiku.

Stafi i resortit ndërhyri me shpejtësi, duke vendosur dyshekë mbrojtës dhe një rrjet sigurie poshtë saj, por vajza përfundoi duke rënë jashtë zonës së mbrojtur. Menjëherë pas rënies, ekipet e emergjencës i ofruan ndihmën e parë. Sipas komenteve të personave që pretendojnë se njohin familjen, vajza nuk ka pësuar dëmtime serioze, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për gjendjen e saj shëndetësore.

Ende nuk është sqaruar nëse shiriti i sigurisë ishte i vendosur në momentin e incidentit.