Argjentina është tronditur nga krim i rëndë. Protothema raporton se 14-vjeçari Joaquin Sperani u vra nga miku i tij 13-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa të dy të miturit po shkonin për në shkollë. Sipas burimeve policore, Joaquin ka marrë të paktën 10 grushta në kokë. Nga po të njëjtat burime mësohet se goditjet kanë qenë aq të forta sa 14-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sulmuesi 13-vjeçar ka rrëfyer pasi u gjet trupi i pajetë i shokut të tij, pa shpjeguar ende pse e vrau kaq brutalisht.
“Ky fëmijë është një psikopat. Ai ishte shoku i fëmijërisë së Joaquin. Ata ishin bashkë që në klasën e parë. Ata shkonin në festat e njëri-tjetrit”,- tha nëna e 14-vjeçarit, Mariela Flores.