Ai ishte 18 vjeç kur pësoi një aksident të rëndë automobilistik në Londër. Që nga viti 2005, Al Walid bin Khalid bin Talal al Saud kishte rënë në koma, teksa prindërit e tij refuzonin ta shkëpusin nga aparatura që e mbante në jetë.


Familja e “princit të fjetur” të Arabisë Saudite ka qenë dëshmitare e një fatkeqësie të re këtë javë: Mohamed, një nga vëllezërit e princit, pësoi një aksident në rrethana të ngjashme si vëllai i tij.


Të afërmit e tij kanë shpërndarë në rrjetet sociale imazhet e automjetit, një makinë luksoze sportive, e djegur dhe e bërë hi.


Ata të dy janë nipër të miliarderit Al Walid bin Talal, një prej njerëzve më të pasur në Arabinë Saudite. Ai njihet për sjelljen e tij atipike dhe liberale, të cilën e ekspozon vazhdimisht në mediat sociale. Pronar i Kingdom Holding, revista Forbes e vlerëson pasurinë e tij në 17 miliardë dollarë. Ka aksione në  Apple, Twitter, Citigroup, Four Season dhe Disney.


“Princi i fjetur” është bërë një simbol në sallat e spitalit. Për më shumë se një dekadë, ai u mbajt në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Rijad. Ndërsa, katër vjet më parë, ai u transferua në banesën e familjes.


Në janar u përfol se ai kishte ndërruar jetë, por kjo u mohua nga vëllai i tij Mohamed. Në muajin prill mediat shkruan se Arabia Saudite kishte deklruar zyrtarisht vdekjen e Princit pas 14 vitesh në koma.