24 persona, përfshirë një foshnjë katër muajshe, kanë vdekur në një shpërthim që tronditi qytetin e vogël San Cristóbal, në Republikën Domenikane.

Numri i të vdekurve u rrit nga 11 në 25 të mërkurën ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhduan.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin në zonën tregtare të qytetit. Tymi nga shpërthimi dhe zjarret që ai ndezi mund të shiheshin duke përhapur mbi qytet për shumë orë më pas. Presidenti Luis Abinader, i cili vizitoi vendin e shpërthimit, tha të martën se po bëjnë gjithçka që është e mundur për të gjetur të zhdukurit.

Dhjetëra persona u plagosën dhe shumë prej tyre mbeten në spital. Qindra zjarrfikës janë ende duke u përpjekur për të shuar flakët në katër nga nëntë ndërtesat të cilat morën flakë. Shpërthimi goditi qytetin, në periferi jugperëndimore të kryeqytetit Santo Domingo.