Rreth 2500 persona, vullnetarë u zhveshën dhe kanë pozuar nudo në agim në plazhin Bondi të Sidneit për një vepër arti të krijuar për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës.

BBC shkruan se Australia është vendi më i prekur në botë nga kanceri i lëkurës, thotë Fondi Botëror i Kërkimit mbi Kancerin.

Kjo vepër arti është projekti më i fundit i fotografit amerikan Spencer Tunick, që synon të inkurajojë australianët që të bëjnë kontrolle të rregullta të lëkurës.

Legjislacioni në këtë shtet u ndryshua për të lejuar për herë të parë lakuriqësinë në plazhe.

“Ne kemi një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për kontrollet e lëkurës dhe unë jam i nderuar… të vij këtu, të bëj artin tim për trupin dhe mbrojtjen e tij,” tha artisti me famë botërore Tunick për Reuters.

Tunick është i njohur për krijimin e imazheve nudo në disa nga vendet më ikonike të botës