Organizatat për mbrojtjen e kafshëve pretendojnë se pas shpalljes si bashkë-organizator me Spanjën dhe Portugalinë, është rritur ndjeshëm vrasja e qenve endacakë në qytetet pritëse. Koalicioni “IAWPC” ka dorëzuar një dosje prej 91 faqesh në FIFA me prova që, sipas tyre, tregojnë helmime, qëllime me armë dhe metoda të tjera çnjerëzore për “pastrimin” e qyteteve.

Në total, besohet se deri në 3 milionë qen do të masakrohen deri në Kupën e Botës 2030. Autoritetet marokene i mohojnë kategorikisht akuzat, duke theksuar se prej vitit 2019 zbatojnë programin “Kap, Kastrim, Vaksinim, Lirim” për menaxhim human të qenve endacakë. Edhe “PETA” ka reaguar, ndërsa aktori Mark Ruffalo u shpreh: “Vrasja e miliona qenve për një ngjarje sportive globale nuk është përparim, është dështim moral”. FIFA thotë se po monitoron situatën dhe po bashkëpunon me ekspertë për të verifikuar angazhimet e Marokut.