Një 35-vjeçare me origjinë panameze është përdhunuar natën midis të premtes dhe të shtunës në Piazza San Pancrazio, një zonë e izoluar në qendër të Firences, raporton policia italiane.

35-vjeçarja u dërgua në Spitalin Careggi për trajtim mjekësor. Sipas burimeve, rreth orës 4:00 të mëngjesit, një kalimtar dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë dhe telefonoi numrin emergjent 112.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit reaguan menjëherë, duke gjetur dy burra, të dy shtetas të huaj, të cilët u dërguan në stacionin e policisë për identifikim dhe hetime të mëtejshme.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e sulmit dhe për të identifikuar autorët dhe motivet e tyre.