Një 4-vjeçar në Uiskonsin (Wisconsin), SHBA mori policinë në telefon pasi mamaje e tij i kishte ngrënë akullore. “Mami im po sillet keq”, i tha 4-vjeçari 911-ës, sipas një regjistrimi të siguruar nga WTM. “Mirë, çfarë po ndodh?” pyeti agjentja e policisë. “Ejani ta merrni mamin tim”, u përgjigj djali. Më pas, “fajtorja” ndërhyri, mori telefonin mes kundërshtimeve të fuqishme të djalit të saj dhe tha: “Ky i vogli mori telefonin, është vetëm katër vjeç”.
Disa sekonda më vonë, ajo pranoi: “Hëngra akulloren e tij, ndaj ndoshta për këtë po telefonon policinë”. Në sfond, djali i saj vazhdonte të argumentonte se i kishin ngrënë akulloren. Dy efektive policie shkuan në shtëpinë e familjes për t’u siguruar që vjedhja e pretenduar e akullores nuk ishte një justifikim për një situatë më serioze. Kur arritën, djali e konfirmoi se nëna e tij ia kishte ngrënë akulloren dhe përsëri kërkoi që ajo të shkonte në burg, sipas policisë. Policia thotë se vogëlushi përfundimisht pranoi të mos ngrejë padi, duke u thënë atyre se nuk donte që nëna e tij të shkonte pas hekurave ai thjesht donte akulloren e tij. Dy ditë më vonë, oficerët e befasuan denoncuesin e vogël me një akullore të re.

