Anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian “nuk përbën më prioritet” për Ankaranë, deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke argumentuar madje se nga një zhvillim i tillë “humbëse do të jetë Evropa”. Në një intervistë, presidenti turk preku një sërë çështjesh kritike, nga marrëdhëniet me BE-në dhe F-35 te marrëveshja e re e mbrojtjes së Mekës, Egjipti, Ngushtica e Hormuzit, Siria dhe Gaza. Erdogan pretendoi se Bashkimi Evropian nuk duket i gatshëm ta pranojë Turqinë si anëtare të plotë.
Gjithashtu, ai deklaroi se anëtarësimi në BE nuk është më në krye të axhendës së Ankarasë. Erdogan iu referua gjithashtu Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes të nënshkruar më 7 gusht nga Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani në Mekë, e cila parashikon që një sulm i armatosur kundër njërit prej tre vendeve do të konsiderohet sulm kundër të gjithëve. Ai argumentoi se kjo marrëveshje “i dërgoi një mesazh të rëndësishëm botës”.
Turqia aplikoi zyrtarisht për anëtarësim të plotë në Komunitetin Ekonomik Evropian (tani Bashkimi Evropian) më14 prill 1987.
