Pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamorë të Iranit, ka ardhur kërcënimi i parë kundrejt Uashingtonit nga Teherani zyrtar.
Një zëdhënësi iranian ka paralajmëruar se deri në 50,000 ushtarë amerikanë do të kthehen në SHBA në “arkivole”. Prezantuesi i televizionit shtetëror Mehdi Khanalizadeh akuzoi Trumpin se zgjodhi të “derdhte gjakun e ushtarëve të tij”, përpara se të shtonte: “Presidenti amerikan në Zyrën Ovale zgjodhi të merrte arkivolet e deri në 50,000 ushtarëve amerikanë në Uashington”.
Kjo vjen ndërsa Irani paralajmëron se Shtetet e Bashkuara duhet të presin “pasoja të rënda” për goditjen e centraleve të saj bërthamore, duke lëshuar një kërcënim se ndërhyrja në konfliktin me Izraelin do të “zgjerojë fushëveprimin e objektivave legjitime”.



