Së fundmi një video e filmuar në pjesën verilindore të rajonit të Katalonjës tregon momentin kur një peshkaqen gjigant u kap aksidentalisht nga një peshkatar. Përbindëshi 6.7 metra i llojit basking (Cetorhinus maximus), e që është i listuar si një specie e mbrojtur nga autoritetet, u kap nga një peshkatar i zakonshëm, i cili i alarmuar u detyrua të njoftonte menjëherë fondacionin për jetën detare të zonës, CRAM.

Ai e solli peshkaqenin në breg në Port de la Selva ku ekspertët zbuluan se ishte një femër. CRAM konfirmoi se kapja ishte aksidentale dhe se peshkatari kishte ndjekur të gjitha protokollet e nevojshme duke i njoftuar menjëherë. Video, e cila ka mbi 150 mijë shikime në platformën ‘X’ tregon njerëz të mbledhur rreth krijesës gjigante ndërsa ajo sillet në breg, ndërsa një rrjetë peshkimi është ngatërruar në bishtin e saj.
Peshkaqenët basking janë lloji i dytë më i madh i peshkut në botë, dhe më i madhi që mund të gjendet në Detin Mesdhe. Pavarësisht përmasave të tyre të mëdha dhe gojës së frikshme, ata nuk janë agresivë ndaj njerëzve dhe ushqehen kryesisht me plankton. Një peshkatar në Florida thuajse ra në gojën e një peshkaqeni të uritur pasi rrëshqiti në një shkëmb dhe ra në ujë. Pamjet ku shihet burri duke humbur ekuilibrin janë bërë virale në rrjete sociale. Por ai veproi shpejt dhe doli nga uji. Nga videoja e shpërndarë, duket se ai ka qenë me fat pasi për pak i ka shpëtuar sulmit të peshkaqenit.
Një grup zhytësish në Bahamas kanë kapur një pamje të jashtëzakonshme brenda gojës së një peshkaqeni. Videoja e jashtëzakonshme, e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon një pamje të afërt nga goja e peshkaqenit, ku shihet gjithë struktura e tij, përfshirë dhëmbët e tij të mprehtë. Ngjarja ka ndodhur më 9 shkurt, kur Andrea Ramos Nascimento dhe ekipi i tij ishin duke ushqyer peshkaqenë tigër në Freeport, Bahamas. Pas një ngacmimi kureshtar, një peshkaqen iu afrua kamerës, e cila ishte e lidhur me një kuti ushqyerjeje. Në atë moment kamera u gëlltit nga peshkaqeni dhe regjistroi një pamje mahnitëse nga goja e tij.