Një ngjarje tronditëse është zbuluar vetëm pak ditë më parë në Beoti, ku një 62-vjeçare dyshohet se ka varrosur nënën e saj në oborrin e shtëpisë për të vazhduar të përfitonte pensionin e saj.

Djali i saj 28-vjeçar ka dhënë një dëshmi, e cila ka ngritur dyshime serioze për policinë që po heton rastin.

“E fundit herë që e pashë ishte në janar të vitit 2021”, u shpreh ai fillimisht në deklaratën e tij, duke mohuar të kishte dijeni për kohën apo rrethanat e vdekjes së gjyshes së tij.

Megjithatë, në një moment tjetër të marrjes në pyetje, i riu deklaroi se e kishte vizituar për herë të fundit në tetor të vitit 2020, duke krijuar paqartësi dhe kontradikta në dëshminë e tij.

“Ajo kishte frikë se do ta akuzonin”, tha 28-vjeçari, duke iu referuar një telefonate që kishte marrë nga nëna e tij më 20 shtator, në të cilën ajo i kishte thënë se policia kishte shkuar në banesë.

Sipas deklaratave të dhëna, gjyshja ishte një grua e moshuar me probleme të shumta shëndetësore:

Kishte probleme me zemrën, ishte mbipeshë, kishte vështirësi me frymëmarrjen dhe me shikimin. Ndoshta vuante edhe nga demenca”.

Ai pranon se nuk ishte në dijeni të saktë për gjendjen e saj apo për ilaçet që ajo merrte.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa policia po përpiqet të zbardhë me saktësi rrethanat e vdekjes së të moshuarës dhe përgjegjësinë e mundshme të familjarëve të saj.