Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milano, ku një burrë 70-vjeçar tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Por tentativa e tij përfundoi në një ngjarje fatale për një tjetër person.
Gjatë rënies, ai përfundoi mbi një 83-vjeçare që po kalonte në trotuar, duke e lënë atë të vdekur në vend si pasojë e goditjes.
Ndërkohë, 70-vjeçari mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën.