Sot, më 1 maj 2026, organizata kryesore sindikale në Greqi zhvillojnë tubime dhe protesta në kuadër të Ditës së Punës. Në kryeqytet marrin pjesë ADEDY, Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve Grekë (GSEE), Qendra e Punës së Athinës dhe PAME.
Tubimi i përbashkët i ADEDY-së, GSEE-së dhe Qendrës së Punës është planifikuar në orën 11:00 në sheshin Klafthmonos, ndërsa PAME ka thirrur një protestë në sheshin Sintagma në orën 10:30. Protesta të ngjashme zhvillohen edhe në Selanik dhe në qytete të tjera të vendit.
Për shkak të grevave, transporti publik do të përballet me ndërprerje të konsiderueshme. Metroja, tramvaji dhe linja e ISAP do të qëndrojnë të bllokuara gjatë gjithë ditës për shkak të grevës 24-orëshe të punonjësve të transportit me shina.
Po ashtu, trenat do të ndalen në të gjithë rrjetin hekurudhor kombëtar, duke përfshirë edhe linjat periferike, duke krijuar vështirësi për udhëtarët dhe lëvizjen urbane.
Autoritetet këshillojnë qytetarët që të planifikojnë paraprakisht lëvizjet e tyre dhe të ndjekin njoftimet për transportin gjatë ditës.
