Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 24,099 raste të reja të koronavirusit nga 212,741 testime të kryera, të cilat sjellin gjithsej pozitivet. 


Brenda 24 orëve janë shënuar 814 vdekje, me numrin e përgjithshëm të viktimave në vend që u rrit në 58,152. Sipas shifrave zyrtare janë 3.567 të shtruar në kujdes intensiv, 30 më pak se dje.


Shfirat po japin ulje më në fund në Itali, ndërsa kjo pritet të shoqërohet edhe ulje të masave izoluese në 7 rajone të shtetit përtej Adriatikut.


7 rajone të Italisë ndryshojnë ngjyrën e alertit nga pandemia e Covid. Këto janë Emilia Romagna, Umbria, Marche dhe Friuli Venezia Giulia, të cilat bëhen të verdhë, dhe Campania, Toscana dhe Alto Adige, të cilat nga zona e kuqe bëhen zonë portokalli.


Masa do të fillojë nga mesnata e së Shtunës përveç Alto Adige, për të cilën ndryshimi i ngjyrës ndodh sot në mesnatë. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, do të zyrtarizojë vendimin në orët në vijim me anë të një urdhërese.