
Mediat e huaja kanë realizuar një tablo më të plotë mbi Dëshmitarët e Jehovait, duke përfshirë aty dhe të dhëna për të cilat nuk flitet shpesh.
-Ato nisin me faktin që kjo është një prej organizatave më të pasura dhe më pak transparente bamirëse në Kanada. Fakti që është regjistruar si organizatë e tillë, e përjashton nga taksat mbi të ardhurat. Nga 86,000 organizata bamirësie të regjistruara në Kanada, ata renditen në vendin e 18-të me më shumë se 80 milion dollarë dhurime në vitin 2016.
– Dëshmitarët e Jehovait nuk besojnë në shërbimin ushtarak, himnet kombëtare ose votimi. Sic thonë, besnikëria e tyre i përket vetëm Zotit, i cili drejton “një qeveri aktuale në parajsë”.
– Ata nuk i kremtojnë shumicën e festave të cilat nderojnë njerëzit që nuk janë Jezus. Kjo përfshin ditëlindjet, Ditën e Nënës, Ditën e Shën Valentinit dhe Halloëeen. Ata gjithashtu nuk festojnë festat fetare siç janë Krishtlindjet dhe Pashkët me bindjen se këto zakone kanë origjinë pagane. Organizata thotë se “Krishtlindja nuk është aprovuar nga Zoti” sepse nuk ka asnjë provë që Jezusi lindi në 25 dhjetor dhe se simbolet e Krishtlindjes, përfshirë dritat dhe pemën, kanë rrënjë pagane. “
– Ata nuk pranojnë transfuzione gjaku, besojnë se është vullneti i Zotit që të “frenohen nga gjaku” .Organizata thotë: “Ne shmangim marrjen e gjakut jo vetëm në bindje ndaj Zotit, por edhe në shenjë respekti ndaj tij si “Dhënësi i jetës”.
– I largojnë personat që gabojnë- ata që shkëputen nga feja apo që I largojnë, i nënshtrohen një forme ekstreme mohimi. Prindërit, motrat, miqtë, udhëzohen që të ndërpresin të gjitha lidhjet. Këto lëvizje justifikohen me pasazhin biblik: “Largoni njeriun e lig nga vetja.”
– Kufizojnë kontaktin me persona që nuk janë Dëshmitarë të Jehovait- ndjekësit nuk inkurajohen të krijojnë marrëdhënie të ngushta me ata që nuk janë pjesë e këtij besimi.
-Besojnë se Satanai është i vërtetë dhe është këtu në Tokë. Sipas tyre, ai kontrollon botën dhe përdor fetë, qeveritë, organizatat tregtare dhe mediat për të mashtruar dhe korruptuar njerëzit.
– Besojnë se mëkatet kërkojnë dy dëshmitarë: thonë se në mungesë të rrëfimit, duhet të ketë dy dëshimtarë për një mëkat, që ata të veprojnë. Kritikët thonë se kjo politikë mbron pedofilët e akuzuar, sepse rrallë ka dëshmitarë të abuzimit seksual.
– Besojnë se fundi është shumë afër! Sipas tyre, Armagedoni po vjen. Për këtë përmendin konfliktet e shumta globale, ISIS-in dhe katastrofat natyrore si shenja që jemi në prag të Apokalipsit. Ata besojnë se Armagedoni do të jetë një betejë brutale dhe e përgjakshme mes Zotit dhe qeverisë njerëzore dhe se njerëzit e ligj do të zhduken përfundimisht. Dëshmitarët e Jehovait nuk besojnë në Ferr.