Pas 9 muajsh në hapësirë, astronautët e NASA-s Butch Wilmore dhe Suni Williams më në fund u kthyen në Tokë të martën.

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin e kthimit të tyre, ku ata shfaqen me vështirësi për t’u ngritur në këmbë dhe për të ecur normalisht, duke tërhequr vëmendjen e gjithë botës.

Misioni i tyre pati një kthesë të papritur në janar, kur Donald Trump kërkoi nga Elon Musk që të përshpejtonte kthimin e tyre, duke fajësuar administratën Biden për vonesat. SpaceX përdori një kapsulë të rikonstruktuar për të përshpejtuar kthimin e astronautëve disa javë më herët nga sa ishte planifikuar.

@msnbc NASA astronauts Suni Williams and Butch Wilmore exit capsule on Earth after nine unexpected months in space. #astronauts #nasa ♬ original sound – MSNBC