
Kur kanë kaluar 9 vite nga lufta në Siri, gjendja në këtë shtet vijon të jetë e mjerueshme. Viktima, njerëz të mbetur në mes të katër rrugëve dhe fëmijë që luten për një të ardhme më të mirë. Është kjo panorama e Sirisë së gjunjëzuar dhe e një populli që po lufton për mbijetesë.
Prej fillimit të luftës civile në Siri, vlera e lirës siriane ka rënë me 90%. Përveç kësaj, shumë gjëra të nevojshme për jetën e përditshme nuk mund të gjenden fare, gjë që ka ndikuar në rritjen e madhe të çmimeve.
Ndaj shumë sirianë janë të detyruar të kursejnë. Madje edhe gatimet janë shndërruar në gjëra luksoze.
Nga ana tjetër, Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se të paktën 29.017 fëmijë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës së brendshme kryesisht nga regjimi i Bashar Asadit dhe mbështetësit e tij.
Forcat e regjimit të përbërë nga ushtria e regjimit dhe grupet terroriste me mbështetje iraniane kanë vrarë 22.753 fëmijë, ndërsa në sulmet ajrore të Rusisë, e cila ofron mbështetje për forcat e regjimit kanë humbur jetën 1.928 fëmijë.








