Një 9-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në banesën e saj. Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin në Weston-super-Mare, në Mbretërinë e Bashkuar. Vajza u gjet pa shenja jete ndërsa autoritetet konfirmuan se kishte pësuar një plagë fatale. Pak minuta pas njoftimit të policisë, një i mitur 15-vjeçar u arrestua dhe më pas u paraqit para Gjykatës së Kurorës në Bristol, i akuzuar për vrasje.
Familjarët shprehën dhimbjen e thellë për humbjen e vajzës. Babai i saj e quajti vajzën një engjëll të veçantë. Vlen të theksojmë se vajza kishte festuar ditëlindjen e nëntë vetëm dy javë më parë.



