Prince Harry ka bërë një vizitë të fshehtë në Pallatin Kensington gjatë qëndrimit të tij katër ditor në Mbretërinë e Bashkuar këtë muaj, për t’i dhënë ngushëllime Dukës së Kentit, Prince Edward, pas vdekjes së Dukeshës së Kentit.

Gjatë vizitës, Harry ndërpreu programin e ngjeshur, që përfshinte edhe takimin e tij të parë me babanë, Mbretin Charles, pas 18 muajsh, për të takuar Edwardin privatisht. Megjithëse nuk mori pjesë në funeralin e Dukeshës më 16 shtator, ai u pa duke biseduar me Edwardin në Pallatin Kensington.

Burime pranë familjes mbretërore thanë se Harry ishte i lumtur të takohej me familjarët dhe miqtë, por ndjeu keqardhje që nuk mund të qëndronte më gjatë në Mbretëri të Bashkuar, për shkak të detyrimeve në Ukrainë, ku fondacioni i tij Invictus Games ndihmon veteranët.

Gjatë qëndrimit në Britani, Harry pati edhe një takim 50-minutësh me Mbretin Charles, i cili doli nga takimi në humor të mirë. Sipas mediave britanike, tashmë janë duke u zhvilluar bisedime për të rritur shfaqjet publike të bashkëpunimit mes Harry-t dhe Mbretit, për herë të parë në më shumë se gjashtë vjet.

Ndërkohë, Harry dhe Meghan Markle bënë një paraqitje surprizë në koncertin bamirës “Rock for First Responders” në Santa Barbara, të organizuar nga aktori Kevin Costner, ku morën pjesë edhe yje të tjerë si Oprah Winfrey.

Ky hap i Harry-t vlerësohet si një shenjë pozitive për afrim me pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Një shfaqje publike e përbashkët me Mbretin Charles do të shihej si një sinjal afrimi dhe riintegrimi të Harry-t, Meghan-it dhe fëmijëve të tyre, Archie dhe Lilibet, në familjen mbretërore pas viteve të tensionit.