Ish-zëvendëspresidentja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka lënë të hapur mundësinë e një kandidimi të ri për presidente në zgjedhjet e vitit 2028.
Gjatë një eventi të organizuar nga National Action Network në New York, Harris u shpreh se po e shqyrton këtë mundësi, duke thënë: “Ndoshta, ndoshta. Po mendoj për këtë”, deklaratë që u prit me brohoritje nga të pranishmit.
Harris shërbeu si zëvendëspresidente gjatë mandatit të Joe Biden, por u mund në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 nga Donald Trump, i cili siguroi si votën popullore ashtu edhe Kolegjin Zgjedhor.
Para këtij roli, ajo ka mbajtur poste të rëndësishme në politikën amerikane, përfshirë si senatore dhe si Prokurore e Përgjithshme e shtetit të California. Harris kishte tentuar më herët të siguronte nominimin demokrat edhe në zgjedhjet e vitit 2020, por pa sukses.
