Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se vendi i tij nuk do të përfshihet në konfliktin mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, por siguroi se Ankaraja është e përgatitur për çdo kërcënim ndaj sigurisë së saj. Ai bëri të ditur se autoritetet turke kanë kapur një raketë të tretë balistike iraniane të lëshuar drejt territorit turk.
Duke folur për situatën e sigurisë, Erdogan tha se po merren masa parandaluese për mbrojtjen e hapësirës ajrore, duke shtuar se prioriteti kryesor i Ankarasë është të qëndrojë jashtë përshkallëzimit të konfliktit rajonal. “Po marrim të gjitha masat parandaluese kundër çdo kërcënimi ndaj hapësirës sonë ajrore, siç bëmë edhe mbrëmë”, u shpreh ai, duke theksuar se largimi i vendit nga kjo vatër zjarri është përparësia më e lartë e Turqisë.
