Një studim i ri i shkencëtarëve i ka tronditur së fundmi të gjithë kafshëdashësit.

Akademia e Shkencave Polake  i ka klasifikuar macet shtëpiake si një “specie aliene pushtuese”, duke përmendur dëmin që ato u shkaktojnë zogjve dhe kafshëve të tjera të egra. Kjo ka bërë që disa adhurues të maceve kanë reaguar emocionalisht ndaj këtij përcaktimi duke kritikuar shkencëtarin kryesor të institutit, shkruajnë mediat e huaja.

Wojciech Solarz, një biolog në Akademinë shtetërore të Shkencave Polake, nuk ishte i përgatitur për reagimin mosmiratues publik kur futi “Felis catus”, emrin shkencor për macen e zakonshme të shtëpisë, në një bazë të dhënash kombëtare të ‘specieve aliene’ të drejtuar nga Instituti i Akademisë për Ruajtjen e Natyrës.

“Baza e të dhënave kishte tashmë 1 786 specie të tjera të listuara pa asnjë kundërshtim, tha Solarz për AP të martën. Zhurma mbi speciet e huaja pushtuese nr. 1787, tha ai, mund të ketë ardhur nga disa raportime mediatike që krijuan përshtypjen e rreme se instituti i tij po bënte thirrje për eutanizimin e maceve të egra dhe të tjera”

“Kriteret për përfshirjen e maceve në mesin e specieve pushtuese të huaja përmbushen 100% nga macja”, tha ai.