Një pecetë e vendosur në dorezën e derës së makinës mund të jetë shenjë paralajmëruese se automjeti juaj është vënë në shënjestër për vjedhje, dhe autoritetet duhet të njoftohen menjëherë.

Sipas mediave spanjolle, bandat që vjedhin makina përdorin metoda të sofistikuara për të identifikuar dhe monitoruar objektivat e tyre. Para se të kryejnë vjedhjen, ata shpesh “shënojnë” automjetin për t’iu komunikuar anëtarëve të grupit se makina është zgjedhur dhe se duhet mbledhur informacion mbi rutinën e pronarit dhe vendet ku e parkojnë.

Një nga shenjat më të zakonshme të kësaj praktike është vendosja e një peceteje në dorezën e derës së makinës. Nëse peceta qëndron për një kohë të gjatë, kjo mund të tregojë se makina përdoret rrallë, duke e bërë atë një objektiv më të lehtë për vjedhje.

Prania e një peceteje në dorezën e makinës nuk duhet të konsiderohet rastësi. Pronari duhet të jetë i vëmendshëm dhe të kontaktojë menjëherë policinë për të parandaluar një vjedhje të mundshme.