Vladimir Putin, me gjoksin jashtë, shijon një udhëtim peshkimi në Siberi me aleatin e tij më të ngushtë. Fotoja e udhëheqësit rus me ministrin e atëhershëm të mbrojtjes Sergei Shoigu u botua nga media shtetërore në vitin 2024.

Vetëm dy vjet më vonë, shoku i peshkimit i Putinit thuhet se është në qendër të një komploti për të rrëzuar presidentin rus. Mandati i Shoigut daton që nga viti 1991 kur u bë kreu i ministrisë së emergjencave. Në 2012 ai u emërua ministër i mbrojtjes pavarësisht se nuk kishte shërbyer kurrë në ushtri. Por Putin i besoi atij për të transformuar makinën e luftës së Rusisë në një nga më të fuqishmet në botë. Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, Shoigu i guximshëm thuhet se i premtoi Putinit se do ta merrte Kievin brenda tre ditësh.

Por ai dështoi ta përmbushte premtimin, pasi lufta përpiu ushtarë dhe buxhete të pafundme mbrojtjeje. Shoigu u shkarkua në maj 2024 nga posti i ministrit të mbrojtjes dhe u emërua sekretar i këshillit të sigurisë së Kremlinit. Tani një raport i rrjedhur nga një agjenci evropiane e inteligjencës e ka lidhur zyrtarin e lartë me “rrezikun e një grushti shteti”.

Raporti vëren ndikimin e vazhdueshëm dhe “të rëndësishëm” të ish-ministrit të mbrojtjes mbi “komandën e lartë ushtarake”. Në një situatë të tillë, ndërprerjet e internetit përfshinë Moskën muajin e kaluar, vecanërisht rreth objkteve kyce të sigurisë dhe atyre ushtarake. Disa kanale ruse në telegram, me lidhje me shërbimet sekrete, thonë se një hetim ka nisur tani ndaj Shoigu dhe njerëzve të afërt me të./TopNews