Kremlini ka mohuar që Donald Trump dhe Vladimir Putin të kenë pasur një telefonatë javën e kaluar, kur presidenti i zgjedhur i SHBA-së i kërkoi udhëheqësit rus të mos përshkallëzojë luftën në Ukrainë.

“Washington Post” dhe “Reuters” raportuan se telefonata ka ndodhur në ditët pas zgjedhjeve në SHBA, dhe se gjatë biesdës Trump i kujtoi Putinit praninë e konsiderueshme ushtarake të Amerikës në Evropë.

Sipas disa burimeve të tjera, dyshja vazhdoi të diskutojë qëllimin e paqes në kontinent, si dhe perspektivën e një thirrjeje të mëtejshme së shpejti për të shqyrtuar zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Kremlini ka mohuar që një telefonatë e tillë të ketë ndodhur, duke e quajtur raportin e “Washington Post” fiksion i pastër.

Ai shtoi se Putin nuk ka “nuk ka plane specifike” për të folur me Trump për momentin.