Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pritet të dalë ditën e sotme para gjykatës, për t’u përballur me akuza të shumta për falsifikimin e të dhënave të bizneseve të tija.

Trump u nis dje nga shtëpia e tij në Florida drejt Nju Jorkut për t’u përballur me aktakuzat, teksa nga frika e incidenteve të mundshme autoritete amerikanë kanë vënë në dispozicion 35000 efektivë policie.

Ish-presidenti amerikan, i përballur me akuza penale për herë të parë, pasi më parë është përballur me magjistratët e Nju Jorkut. Megjithatë, besohet se Donald Trump është duke u hetuar nga Prokurori i Qarkut të Manhatan, Alvin Bragg për falsifikimin e të dhënave të biznesit në rastin e financimit të një yllit të industrisë së filmave porno, me 130,000 dollarë nëpërmjet një ndërmjetësi.

Sipas procedurës, Donald Trump do të mbërrijë në gjykatën e Manhatan i shoqëruar nga Shërbimi Sekret. Ndryshe nga sa pritet, ai nuk do të vihet në pranga, siç ndodh në raste të ngjashme, por do t’i merren shenjat e gishtave dhe do të fotografohet, përpara se të kryhen procedurat ligjore.

Sipas informacioneve, Trump do të deklarohet i pafajshëm, ndërsa skenari më i mundshëm është që ai të lirohet me kusht.