
Gazetari investigativ amerikan Edward Jay Epstein, i cili pavarësisht mbiemrit të njëjtë nuk ka lidhje me Jeffrey Epstein, po heton për të parë sesi e bëri pasurinë ky i fundit. Dhe personi i fundit që mund të ketë përgjigjet e njërit prej mistereve më të mëdha të dekadës – si u bënë këto para dhe ku janë ato tani- është ish e dashura e financierit të ndjerë të akuzuar për krime seksuale, Ghislaine Maxwell.
Një nga teoritë kryesore është se babai i saj, Robert Maxwell, ishte ai që e ngriti Epsteinin nw statusin e pasanikut. Maxwell ishte një manjat i njohur mediash në Britani, themelues i një shtëpie botuese dhe pronar i disa tabloidëve si Daily Mirror.
Pas vdekjes së tij misterioze në vitin 1991, doli se ai kishte vjedhur qindra miliona dollarë nga fondet e pensioneve të punonjësve për të mbajtur në këmbë perandorinë e tij mediatike që ishte në rënie.
Këto para nuk janë arritur të gjurmohen që të gjitha dhe tani ka dyshime se lidhja e Epstein me vajzën e manjatit, Ghislaine, ishte më shumë sesa thjesht “ nje histori dashurie”, dhe mendohet se financieri i ka fshehur një pjesë të parave të vjedhura nga babai i të dashurës së tij, me kërkesë te atij vete.
E ndoshta, Epsteini nuk gënjeu kur tha gjatë marrjes në pyetje se njerëz të pasur e të fuqishëm i kishin dhënë fonde.