Senatori i zgjedhur mysliman i Michiganit, Abdul El-Sayed, ka reaguar ndaj komenteve të Presidentit amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentit J.D. Vance gjatë fushatës së zgjedhjeve të mesit të mandatit. Ai u shpreh se nuk e kishte menduar se do të bëhej një nga figurat kryesore të këtyre zgjedhjeve, duke theksuar se kandidimi i tij kishte si qëllim t’i shërbente qytetarëve të Michiganit.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, El-Sayed akuzoi Trump dhe Vance se zhvilluan një fushatë përçarëse, duke shtuar se qytetarët e Michiganit e kanë refuzuar këtë qasje. Sipas tij, amerikanët duan një politikë që u mundëson të përballojnë kostot e jetesës, përfshirë shpenzimet për karburant dhe ushqime.

“Nuk kandidova për këtë, por sepse dua t’i shërbej këtij shteti të madh në të njëjtën mënyrë siç kam shërbyer në role të ndryshme në fushën e shëndetit publik. Ata zhvilluan një fushatë shumë të keqe dhe qëllimisht u përpoqën të na përçajnë, theksoi ai, duke shtuar se mendoj se ajo që populli i Miçiganit ka treguar është se sa të shkëlqyer jemi në të vërtetë. Ne e hedhim poshtë këtë lloj përçarjeje. Ne besojmë në një politikë që na jep kontroll dhe duam të jemi në gjendje të paguajmë për benzinën dhe ushqimin tonë. Nuk është aq e vështirë”, tha ai.