Aborti kundërshtohet rreptësisht nga të krishterët, si një mëkat i rëndë, dhe kjo mund të çojë në një përplasje të kishës katolike me politikën në SHBA. Peshkopët katolikë të SH.B.A.-së janë në një kurs të mundshëm përplasjeje me Presidentin Joe Biden, pasi po kërkojnë që atij t’i ndalohet nga Kungimi i Shenjtë.

Konferenca e Peshkopëve Katolikë të SHBA u përplas online nëse do të hartonte një dokument mbi politikanët që mbështesnin abortin. Pas debateve mes peshkopëve, nisma ishte miratuar në parim.

Kungimi i Shenjtë është rituali më i rëndësishëm në besimin e krishterë katolik. Kujtojmë se Presidenti katolik Biden merr pjesë rregullisht në shërbesat e Kishës, por ka hartuar politika pro abortit.

Lidhur me vendimin e peshkopëve, presidenti tha se “Kjo është një çështje private dhe nuk mendoj se kjo do të ndodhë.”

Vatikani tashmë ka treguar kundërshtimin e tij ndaj lëvizjes së peshkopëve.

Një peshkop tha se Kisha ishte në një “situatë të paparë“, me “një president katolik i cili është kundër mësimeve” të Kishës.

Sidoqoftë, secili peshkop individual ka të drejtë të vendosë se kush duhet të bllokohet nga Mesha në dioqezën e tij.

Dokumenti do të kthehet për debat në Konferencën e ardhshme dy-vjetore të Peshkopëve Katolikë të SH.B.A.-së në nëntor.

Çështja e diskutueshme nëse politikanët që mbështesin abortin duhet të marrin pjesë meshë është bërë më e spikatur me zgjedhjen e Z. Biden si president.

Kardinali Blase Cupich, kryepeshkop i Çikagos, paralajmëroi se shumë priftërinj do të “habiteshin kur të dëgjonin se peshkopët tani duan të flasin për përjashtimin e njerëzve në një kohë kur sfida e vërtetë para tyre është të mirëpresin njerëzit përsëri në praktikën e rregullt të besimit dhe të rindërtojnë komunitetet e tyre “./Gazeta SHQIP