Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar kategorikisht se ka rënë dakord për njohjen e shtetësisë palestineze gjatë takimeve të tij me Presidentin amerikan Donald Trump.
Kështu ai ka hedhur poshtë çdo ide se Izraeli është i gatshëm të pranojë krijimin e një shteti palestinez në kuadër të ndonjë marrëveshjeje të mundshme.
Në një video të postuar në kanalin e tij zyrtar në Telegram, Netanyahu u pyet nëse kishte pranuar krijimin e një shteti palestinez, për të cilin u përgjigj prerë:
“Jo, absolutisht jo.”
Ai theksoi se nuk ka asnjë klauzolë të tillë në planin me 20 pika të prezantuar nga Trump, dhe e cilësoi si të pavërtetë çdo raportim që sugjeron të kundërtën. Netanyahu shtoi se Izraeli do t’i “rezistojë me forcë” çdo përpjekjeje për njohjen e shtetësisë palestineze.
Cili është plani i paqes i Trump për Gazën?
Disa nga propozimet kryesore janë:
Ndërprerje e menjëhershme e operacioneve ushtarake
Lirimi brenda 72 orëve i 20 pengjeve të gjalla izraelite të mbajtura nga Hamasi dhe mbetjeve mortore të më shumë se njëzet pengjeve që besohet të jenë të vdekura.
Qindra palestinezë të ndaluar dhe mbetjet e banorëve të tjerë të Gazës do të lirohen nga Izraeli
Hamasi do të dorëzojë armët dhe nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës
Plani lë derën hapur për një shtet të ardhshëm palestinez megjithëse Netanyahu e përjashtoi përsëri këtë të hënën.
Pasi palët të bien dakord për propozimin, “ndihma e plotë” do të “dërgohet menjëherë në Rripin e Gazës”.
Qeverisja e ardhshme e Rripit nga një “komitet palestinez teknokratik dhe apolitik” me mbikëqyrje nga një “Bordi i Paqes” ndërkombëtar i kryesuar nga Trump dhe që përfshin ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe udhëheqës të tjerë.