Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Abuzoi me çmimin e ilaçit kundër SIDA-s / Gjykata në SHBA urdhëron biznesmenin shqiptar që të kthejë 64 mln dollarë

Abuzoi me çmimin e ilaçit kundër SIDA-s / Gjykata në

Një gjykatëse federale urdhëroi të premten ish-sipërmarrësin shqiptaro-amerikan Martin Shkrelin të kthejë 64.6 milionë dollarë fitime që ai dhe kompania e tij kishin siguruar nga rritja masive artificiale e çmimit të ilaçit Daraprim dhe ia ndaloi atij përgjithmonë të marrë pjesë në industrinë farmaceutike.

Vendimi i gjykatëses Denise Cote erdhi disa javë pas një procesi gjyqësor shtatë ditor në dhjetor. Komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën padi ndaj Shkrelit në vitin 2020.

Shkreli ishte shef ekzekutiv i kompanisë Turing Pharmaceuticals – që më pas u quajt Vyera – kur ajo rriti çmimin e ilaçit Daraprim, i cili trajton një infeksion të rrallë parazitar që prek gratë shtatzëna, pacientët me kancer dhe pacientët me SIDA.

Ai dhe kompania e rritën çmimin 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë.

Shkreli i mbrojti veprimet e tij duke thënë se ishte në përputhje me rregullat e kapitalizmit dhe tha se sigurimet dhe programet e tjera bëjnë të mundur që njerëzit që kanë nevojë për Daraprim të mund ta sigurojnë atë.

Por veprimet e tij ngjallën indinjatë duke filluar që nga qendrat mjekësore deri tek kandidatët për president në vitin 2016, Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore