E pabesueshme, por e vërtetë. Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth, i ka hequr të gjitha titujt ushtarakë djalit të saj, princit Andrew.

E gjitha kjo ndodhi për shkak të ngritjes së një padie civile për abuzim seksual.

Pallati Mbretëror dha vetë lajmin ditën e djeshme. Andrew gjithashtu nuk do të përdorë më titullin “Lartësia e Tij”. CNN raporton se vendimi ishte “diskutuar gjerësisht” në familjen mbretërore.

“Me miratimin dhe marrëveshjen e Mbretëreshës, përkatësitë ushtarake të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës. Duka i Jorkut do të vazhdojë të mos marrë përsipër asnjë detyrë publike dhe po e mbron veten në këtë çështje si qytetar privat”, thuhet në deklaratën e Pallatit Mbretëror.

Një burim mbretëror për CNN tha se “të gjitha rolet e Dukës i janë dorëzuar Mbretëreshës me efekt të menjëhershëm për rishpërndarje tek anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Për qartësi, ato nuk do të kthehen te Princi Andrew”.

Vendimi për heqjen e titujve ushtarakë të Andrew do të jetë i dhimbshëm për marinën britanike ku ai është një veteran dhe ka shërbyer edhe si pilot helikopteri në luftën e ishullit Falklands.