Administrata e Donald Trump kërkon të bllokojë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve për Senatin në Alaskë, nëse senatori republikan Dan Sullivan humbet me një diferencë të ngushtë. Departamenti amerikan i Drejtësisë pretendon se një kandidat tjetër me të njëjtin emër mund të ngatërrojë votuesit dhe të ndikojë në rezultat.

Sipas BBC padia u depozitua pak ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, ku Sullivan përballet me demokratën Mary Peltola, e cila kryeson me një avantazh të lehtë në sondazhe. Kandidati tjetër Dan J. Sullivan është një ish-mësues në pension, të cilin Gjykata e Lartë e Alaskës ka lejuar të qëndrojë në fletëvotim.

Në dokumentet gjyqësore, Departamenti i Drejtësisë argumenton se dy kandidatët me të njëjtin emër mund të çorientojnë zgjedhësit dhe të shtrembërojnë vullnetin e tyre. Administrata kërkon që nëse Peltola fiton me një diferencë që ngre dyshime për ngatërrimin e votave, certifikimi të pezullohet deri në përfundimin e një hetimi.

Presidenti Trump e ka cilësuar kandidimin e Sullivanit të dytë si një “mashtrim”, ndërsa ky i fundit mohon se synon të ndihmojë kandidaten demokrate. Gara konsiderohet ndër më të rëndësishmet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ndërsa pakënaqësia për rritjen e çmimeve dhe luftën në Iran ka ndikuar në rënien e mbështetjes për Trump në Alaskë.