Pas tragjedisë së nëndetëses Titan, ku hu humbën jetën 5 personat në bord, është zbuluar se një ish- punonjës i kompanisë “OceanGate: i dërgoi email një ish-kolegut të tij disa vite më parë duke shprehur shqetësime për sigurinë e nëndetëses Titan dhe duke paralajmëruar për CEO-n dhe zgjedhjet e tij, raporton Protothema.
“Unë nuk dua të konsiderohem si thashethemaxhi por jam aq i shqetësuar sa ai po vret veten dhe të tjerët për të rritur egon e tij, “- shkroi David Lochridge, duke iu referuar Stockton Rush, i cili u vra në thellësi të Oqeanit Atlantik.