Princi Harry ka nxjerrë së fundmi librin e tij të titulluar Spare, ku ndër shumë detaje të jetës së tij ka treguar edhe humbjen e virgjërisë, që e përshkruan si një moment shumë të bukur dhe magjik. Gjithçka ka nisur nga një ftesë ditëlindjeje.

Gruaja, që i hoqi virgjërinë princit është Sasha Walpole, 40 vjeç. Pasi Harry ka treguar gjithçka rreth asaj nate në librin e tij, gruaja, në atë kohë 19 vjeç, tregon gjithçka rreth asaj nate korriku të vitit 2001 në një video, e cila tashmë është bërë virale.

Sasha zbulon se Harry ishte ai që bëri lëvizjen e parë, teksa ata kishin dalë për të pirë cigare në një fushë prapa lokalit The Vine Tree në fshatin Wltshire. Sasha, tani është nënë e dy fëmijëve dhe punon si shofere fadrome. Gjatë festës, princi atëherë 16-vjeçar e pyeti: “A ikim të pimë cigare?”

Më pas ata u futën në një fushë. “Ai filloi të më puthte”, kujton ajo. “Ishte pasionante, intensive. Të dy e dinim. Nga një puthje shkoi në dysheme shumë shpejt. Ishte i menjëhershëm, i zjarrtë, ëham bam, mes dy miqve. Ishte shkëndija, sepse nuk duhej ta kishim bërë.

Ai nuk ishte Princi Harry për mua, ky ishte Harry, miku im, dhe situata kishte dalë pak jashtë kontrollit. Mendoj se ndihej keq, në kuptimin që nuk duhej të ndodhte. Ne nuk u nisëm për ta bërë këtë, nuk ishte e paramenduar dhe nuk e dija se ai ishte i virgjër.

Nuk kishte dridhje të virgjër, dukej se e dinte se çfarë po bënte. Ishte e shpejtë, e egër, emocionuese. Të dy ishim të dehur. Nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishim ne”, tha ajo.