Kompania ajrore që mban flamurin në Serbi njoftoi se do të kryejë të paktën shtatë fluturime në javë drejt Stambollit. “Shtimi i dy fluturimeve të tjera në javë drejt qytetit të rëndësishëm turk është tregues i qartë i rritjes së interesit të pasagjerëve tanë për të udhëtuar atje”, tha Jiri Marek, drejtori i marketingut dhe strategjisë në Air Serbia.
Air Serbia e rivendosi linjën drejt Stambollit në 11 dhjetor 2019 pas një pauze prej dy vitesh e gjysmë. Fluturimet do të kryhen me një Airbus A319 dhe është planifikuar që 2,016 vende në javë do të jenë në dispozicion për pasagjerët e Air Serbia që presin të udhëtojnë drejt qendrës kyçe turistike të Turqisë.
Në gusht, Air Serbia dhe linja flamur e Turqisë, Turkish Airlines nënshkruan një marrëveshje mbi zgjerimin e bashkëpunimit të biznesit me një pakt që u lejon udhëtarëve të dy kompanive mundësinë të kenë më shumë zgjedhje dhe një fleksibilitet dukshëm më të madh në planifikimin e udhëtimit.