Një aksident tragjik me pasoja të rënda ka tronditur Malajzinë, ku 15 persona kanë humbur jetën.

Sipas mediave të huaja, një autobus që transportonte studentë është përplasur me një furgon pasagjerësh. Përveç numrit të lartë të viktimave, edhe 33 persona kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në një autostradë, teksa përplasja ka qenë fatale pasi autobusi është rrokullisur, ndërsa furgoni ka përfunduar në një humnerë.

Raportohet se disa persona arritën të dilnin vetë nga mjetet e shkatërruara, disa të tjerë u hodhën jashtë nga përplasja, ndërsa disa mbetën të ngujuar brenda mjetit. Njësitë e ndihmës së shpejtë kanë ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar të dëmtuarit.