Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e së mërkurës në autostradën Egnatia, pranë pikës së pagesës në Ardanio, ku një grua humbi jetën dhe djali i saj u plagos. Sipas raportimeve të mediave greke, automjeti i udhëtarëve turq, nënë e bir, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Gruaja, e moshës rreth 65 vjeç, u nxor nga makina pa shenja jete. Ndërkohë, djali i saj, i cili ndodhej gjithashtu në automjet, u transportua me urgjencë në spital, ku është raportuar se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se ata po ktheheshin në Turqi në momentin e aksidentit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e përplasjes.