Një aksident i rrezikshëm është regjistruar në SHBA, ku një autobus shkollor i mbushur me nxënës është përplasur me një tren në një kalim hekurudhor.
Autoritetet në Orlando kanë arrestuar shoferen 67-vjeçare, Yvonne Hampton, e cila dyshohet se ka shkaktuar ngjarjen.
Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 29 nxënës dhe dy të rritur. Fatmirësisht, përplasja nuk rezultoi në viktima, por shkaktoi panik të madh mes fëmijëve.
Një video e publikuar në TikTok tregon momentet dramatike brenda autobusit, ku nxënësit dëgjohen duke bërtitur nga frika, ndërsa pak sekonda para përplasjes shoferja dëgjohet duke thënë: “Nuk do të ndalem për asnjë tren”.
Sipas Drejtorit të Distriktit Shkollor të Qarkut Sumter, aksidenti mund të kishte përfunduar në tragjedi. “Dallimi ishte vetëm disa centimetra, mund të kishim folur për një katastrofë”, u shpreh ai.
Pas incidentit, Hampton u pushua menjëherë nga puna dhe u akuzua për 29 raste neglizhence ndaj fëmijëve, si dhe për shkelje të rregullave të sigurisë në kalimet hekurudhore.
Një nga nxënëset që ndodhej në autobus deklaroi për mediat lokale se përjetoi momente tmerri. “Isha e frikësuar, sepse e vetmja gjë që shihja ishte treni që po përplasej me autobusin”, tha ajo.
