Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie. Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi në Ganderkesee, ku viktimw mbeti piloti. Për fat të mirë, banorët e shtëpisë nuk ndodheshin aty në momentin e përplasjes. Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të përcaktuar nëse në bord ndodhej edhe ndonjë person tjetër përveç pilotit.
Sipas dëshmitarëve, para rrëzimit u dëgjua një zhurmë e fortë, ndërsa më pas pjesa e përparme e avionit u përplas me çatinë e banesës. Kabina e pilotit u shkatërrua plotësisht nga goditja, ndërsa mbetjet e avionit u shpërndanë përreth ndërtesës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
