Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Mal të Zi, pas një aksidenti të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në autostradën Cetinje-Budva, në qytetin e Obzovicës, ku një autobus doli nga rruga dhe u përplas.

Paraprakisht dyshohet se shoferi i autobusit me 30 me pasagjerë që ishin nisur nga Nikshiqi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dolë nga rruga, teksa është rrëzuar nga një shkëmb.

Në vendin e aksidentit janë dërguar të gjitha forcat policore në dispozicion nga Budva dhe Cetinja, ndërsa rrugës për në Obzovicë janë edhe pjesëtarët e njësive speciale policore.

“Shumë pasagjerë kanë pësuar plagë të lehtë dhe disa serioze, dhe janë duke u trajtuar nga stafi mjekësor”, ka thënë policia.