Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur pasditen e sotme pranë qytetit Bedford në Anglinë qendrore, sipas raportimeve të The Telegraph.
Sipas të dhënave paraprake, nga aksidenti janë raportuar të lënduar, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa shërbimet e emergjencës janë angazhuar menjëherë në vendngjarje.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pasagjerë të tronditur dhe të lënduar, ndërsa ekipet mjekësore po ofrojnë ndihmën e parë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:15, kur një tren që udhëtonte nga Nottingham drejt stacionit St Pancras International është përplasur me një tjetër tren që vinte nga Corby me destinacion të njëjtin stacion në Londër.
Sipas raportimeve, treni nga Corby ka goditur pjesën e pasme të trenit tjetër, rreth 4 kilometra larg stacionit të Bedfordit. Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të vlerësuar dëmet e plota.
