Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Rimini-Ravena, ku tre të rinj janë përfshirë në një përplasje me një automjet tip Hyundai.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, dy prej të rinjve po udhëtonin me motorë, ndërsa personi i tretë me monopatinë, kur janë përplasur me automjetin. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që të rinjtë të përfundonin në asfalt me dëmtime të shumta.

Tre të plagosurit, përkatësisht 18, 21 dhe 22 vjeç, janë transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Ravenës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të rinjtë kanë pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.