Një tramvaj i linjës ka dalë nga shinat në Milano, duke u përplasur me një ndërtesë dhe duke goditur disa persona.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 16:00 në zonën e Viale Vittorio Veneto. Sipas raportimeve paraprake, tramvaji ishte nisur nga Piazza della Repubblica me drejtim Porta Venezia kur ka dalë nga shinat.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat dhe ekipet e emergjencës për të ndihmuar personat e lënduar, disa prej të cilëve raportohet se kanë mbetur të bllokuar nën tramvaj.

Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.