Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të shtunën në mëngjes në Turqinë jugore, ku një autobus ndërurban u përplas me një kamion, duke shkaktuar 7 viktima dhe 11 të plagosur. Lajmi u konfirmua nga zyra e guvernatorit rajonal.
Ngjarja tragjike u regjistrua në autostradën që lidh qytetet Adana dhe Gaziantep, pasi autobusi u përplas me rimorkion e një kamioni të ndaluar në anë të rrugës për shkak të një gome të shfryrë. Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, autobusi goditi me forcë pjesën e pasme të kamionit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan pjesën e përparme të djathtë të autobusit të shkatërruar pothuajse plotësisht, rreth 90 kilometra në perëndim të Gaziantepit.
Të gjitha viktimat dhe të plagosurit ndodheshin në autobus. Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimave, teksa shoferi i kamionit, që i mbijetoi përplasjes, është marrë në paraburgim. Policia mbylli përkohësisht segmentin rrugor për të kryer hetimet e nevojshme mbi shkaqet e aksidentit.
Osmaniye'nin Bahçe ilçesi Ayran Tüneli yakınlarında, yolcu otobüsünün seyir halindeki TIR'a çarpması sonucu meydana gelen kazada 7 kişi hayatını kaybetti, 11 kişi ise yaralandı
— Halk TV (@halktvcomtr) December 6, 2025
🟥 Hurdaya dönüşen otobüsten son görüntülerhttps://t.co/ZULCZgorXj pic.twitter.com/bEnnjO4NLm
