Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Itali. Mediat vendase shkruajnë se kanë ndërruar jetë tre persona dhe ka mbetur i plagosur rëndë një tjetër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 6:00 të mëngjesit në Via Emilia Ovest, pak jashtë Modenës në Itali.
Në aksident u përfshinë një kamion qumështi dhe një makinë, ku të dyja përfunduan në anë të rrugës.
Punonjësit e emergjencës ndërhynë për të nxjerrë katër personat e bllokuar në automjet. Pavarësisht përpjekjeve të shpejta të shpëtimit, vetëm pasagjeri i katërt u nxor i gjallë, por në gjendje të rëndë, ndërsa tre të tjerë u konfirmuan të vdekur.


