Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Aksidenti fatal/Hetuesit bullgarë rrëzojnë pretendimet: 44 trupa të djegur, nuk pati shpërthim, bidona me naftë dhe dëshmitarë okular

Aksidenti fatal/Hetuesit bullgarë rrëzojnë pretendimet: 44 trupa

Hetuesit bullgarë i hedhin poshtë kategorikisht spekulimet se në autobusin e djegur është transportuar benzinë ose naftë, theksoi në konferencën e sotme prokurori bullgar Borislav Sarafov.

“Po përhapen informacione se në autobus po transportoheshin derivate të karburantit, benzinës dhe dizelit dhe se këto kanë qenë arsyet e zjarrit. Ai version është hetuar, por kategorikisht e hedhim poshtë si të pabazë. Tre bidon u gjetën në vend, që përmbanin vetëm mbetje vaji. Nuk ishin të mbushur dhe as të djegur. Rrjedhimisht, zjarri nuk është shkaktuar nga ata”, tha Sarafov.

Zëvendëskryeprokurori Sarafov, theksoi se 44 trupa të djegur janë gjetur në autobus, e jo 45 siç është raportuar deri tani.

Ai po ashtu ka bëri të ditur, se sipas të mbijetuarve ka pasur 8 që kanë shpëtuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar.

“Janë gjetur 44 trupa të djegur. Sipas të mbijetuarve ka pasur 8 të mbijetuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar, ata u hodhen nga autobusi”, tha ai.

 Sipas tij nuk ka asnjë dëshmitar okular të ngjarjes. “Fillimisht janë marrë në pyetje dy nga pasagjerët e autobusit, të cilët ishin zgjuar në momentin e aksidentit. Të dy japin informacion objektiv, shqyrtohen individualisht dhe deklaratat e tyre përputhen, prandaj ne i konsiderojmë ato si jashtëzakonisht të sakta. Dy të tjerë që janë në spital sot do të merren në pyetje, tha Sarafov.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore