Aksidenti i FRIKSHËM, dy automjete me shpejtësi skëterrë përplasen me vitrinën e dyqanit (VIDEO)
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Nju Jork, kur dy makina u përplasën me shpejtësi të madhe në një ndërtesë, ndërsa për pak sa nuk goditën edhe një këmbësor.
Mediat vendase shkruajnë se, nga përplasja mbetën të plagosur dy drejtuesit e automjeteve, të cilët më pas u arrestuan, si edhe këmbësori.
Një video e regjistruar nga kamera e sigurisë së një ndërtese tregon momentin kur një 20-vjeçar, i veshur me tuta blu, po ecte në rrugën Fulton në lagjen Bedford-Stuyvesant. Në momentin e fundit ai arrin të largohet nga rruga për të shmangur përplasjen nga automjetet.
Policia ka deklaruar se, një Cadillac i zi dhe një BMW dyshohet se kaluan me semafor të kuq pas një konflikti mes tyre, duke shkaktuar përplasjen e rëndë.
NYPD arrested Cadillac driver Robert Walker (43) and BMW driver Anthony Hayes (56). All three (including the 28yo pedestrian) hospitalized and expected to recover. Noir Yoga’s Aug 1 opening now impossible.
— Floridap8triot (@Floridap8triot) July 9, 2026
Hayes charged with vehicular assault, DWI, reckless endangerment + more.… pic.twitter.com/eI4sJU4oe2
Sipas informacioneve të “New York Post”, që citon burime policore, drejtuesi 56-vjeçar i Cadillac-ut, Anthony Hayes, akuzohet për shkaktim dëmtimi trupor me automjet, drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, rezistencë ndaj arrestimit, vënie të pakujdesshme të jetës në rrezik, drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit me rrethana rënduese dhe drejtim të rrezikshëm.
Ndërkohë, drejtuesi 43-vjeçar i BMW-së, Robert Walker, akuzohet për shkaktim dëmtimi trupor me automjet, dëmtim të pronës së tjetrit dhe kalim me semafor të kuq. Të plagosurit ndodhen në spital dhe gjendja e tyre raportohet e qëndrueshme.
Aksidenti automobilistik shkaktoi dëme të rënda materiale në një studio jogaje në ndërtim, e cila ishte planifikuar të hapej më 1 gusht. Megjithatë, kjo datë tashmë është shtyrë, siç bëri të ditur pronari i studios për “News12”.
“Është e tmerrshme. Është thjesht tronditëse dhe dëmet janë të mëdha. Pyes veten, si mundi të ndodhte diçka e tillë?”, tha pronari i studios, duke shprehur tronditjen pas përplasjes së automjeteve në ndërtesë.
Wild video shows two cars almost hit pedestrian as smash into Brooklyn building in suspected road rage clash https://t.co/oyc4qQCmhq pic.twitter.com/jeprx5pYpP
— New York Post (@nypost) July 10, 2026
