Një aksident tragjik ka ndodhur në pistën e aeroportit LaGuardia në Nju Jork, ku një avion i Air Canada përplasi një automjet zjarrfikës, duke shkaktuar viktima dhe lëndime të shumta.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionin, që vinte nga Montreal, duke lëvizur në pistë ndërsa një zjarrfikëse me drita emergjence kalon përpara tij. Pjesa e përparme e avionit godet automjetin, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy pilotëve, njëri prej të cilëve është identifikuar si Antoine Forest.

Si pasojë e përplasjes u lënduan dhjetëra pasagjerë dhe dy persona brenda zjarrfikëses, ndërsa 41 persona, duke përfshirë pasagjerët dhe ekuipazhin, u transportuan në spitalet lokale.

Pas aksidentit, aeroporti i LaGuardia u mbyll, ndërsa autoritetet e emergjencës punuan për pastrimin e pistës dhe heqjen e pjesëve të dëmtuara. Aeroporti rifilloi punën në orën 14:00 të hënën, por me kapacitet të reduktuar, duke paralajmëruar udhëtarët për vonesa dhe anulime të mundshme.